Harduer

Google Glass, video eksploruese

May 3 2013
0 Shpërndarje
Google Glass, video eksploruese

google glassGoogle ka nxjerrë një video orientuese për kompjuterin që “vishte” Google Glass, duke demonstruar disa prej karakteristikave bazë të kësaj ndërfaqeje.

Është publikuar në faqen zyrtare të Projektit të Glass në YouTube video e quajtuar “Glass How-to: Getting Started”, një guidë për projektin e Glass.

Video e shkurtër demonstron përdorimin e Google Glass, ekranin e tij dhe iu tregon përdoruesve se si ti ndajnë gjërat nëpërmjet kompjuterit që “vishet”.

Videoja gjithashtu tregon se si ti përdorësh lentet e Glass, dhe se si të përdorësh ekranin e pajisjes me prekje. Një version në zhvillim i Google Glass doli muajin e kaluar, por ishte i mundshëm vetëm për ata që e kishin kërkuar më përpara nëpërmjet një projekti të quajtur Glass Explorer.

Glass mund të përshkruhet një kompjuter që “vishet” me një ekran para syve. Google shpreson që ky produkt të jetë në masë për tregun e gjerë në fund të vitit 2013 për një çmim prej 1500 $. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>