Harduer

Google Glass vijnë në vitin 2013, me çmimin nën 1500 dollarë

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Google Glass vijnë në vitin 2013, me çmimin nën 1500 dollarë

Sipas konfirmimit të disa burimeve të CNET, njerëzit e zakonshëm do të jenë në gjendje që të blejnë syzet Google Glass në fund të vitit 2013 për më pak se 1500 dollarë. Gjatë verës së vitit të kaluar, në ngjarjen e vet, Google kishte lajmëruar që projekti Google Glass do të ishte në dispozicion për konsumatorët gjatë vitit 2014, por siç duket ky lëshim do të vijë më herët.

Përparimi i Google Glass duket të përkojë me thashethemet e fundit që ndërmarrja është duke planifikuar për të hapur dyqane për shitje me pakicë, me supozimin që konsumatorët do të mund të ishin më të familjarizuar me produktet si Glass dhe të përshtatur me idenë e mbajtjes së qarkut të lëshuar në fytyrë.

Sipas artikullit të postuar fillimisht në CNET, kjo faqe ka qenë në gjendje që të konfirmojë që Glass do të jetë në gjendje që të lidhet përgjatë Blutetooth-it edhe për telefonat që e përdorin sistemin operativ Android edhe për ata që kanë iPhone.

Syzet mund të marrin të dhëna nga wifi ose duke përdorur furnizuesin 3G ose 3G nga një telefon i lidhur, por ai nuk do të ketë radion e vet qelizore. Joshua Topolsky nga The Verge kohë më parë kishte provuar këto syze dhe kishte thënë që ajo që reklamohet me atë që ai e vërejti gjatë përdorimit janë pothuajse identike.

Në vëzhgimin e tij, ai shkruan që kontrollimi i zërit në Glass nuk është ende në gjendjen më të mirë dhe që lidhjet e ngadalta me të dhëna mund ta kthejnë pajisjen në të padobishme. (PC World Albanian)

Google Glass

Lajmet e fundit>