Lajmet

Google Hangout nikoqire e atletëve olimpik

Jul 17 2012
0 Shpërndarje
Google Hangout nikoqire e atletëve olimpik

Veçoria hangout e Google sërish është duke ju ofruar përdoruesve të rrjetit Google+ një mundësi për të qenë më afër yjeve, kësaj here me një kthesë olimpike.

Hangout ka qenë një veçori shumë e pëlqyer edhe nga politikanët. Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, e ka përdorur këtë veçori për t’u lidhur me votuesit në muajin janar.

Por me ardhjen e lojërave olimpike, mund të jetë mjaft me vend që veçoria hangout të përdoret edhe nga top atletët e Amerikës, apo jo?

Atletët që përfaqësojnë ShBA-të në maratonë janë shumë serioz dhe madje edhe pretendentë për medalje të arta. Biseda e zhvilluar ditën e premtë ishte nga Shalane Flanagan, një vrapues i distancave të mëdha që planifikon të marrë pjesë në maratonën olimpike.

Hangout i lojërave olimpike i ditës së hënë do të ketë një tjetër vrapues, Ryan Hall, i cili pritet të luftojë për medaljen e artë në Londër. Hangouti i tij në Google Plus fillon në ora 19.

Holli do të ndiqet nga vëllezërit Bob dhe Mike Bryan, që janë skuadra e radhitur në vendin e dytë në botë dhe që pritet të jenë fitues të turneut në tenis gjatë olimpiadës. Biseda e tyre pritet të filloj në ora 22:00. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>