Lajmet

Google hap Classroom, të gjithë mund të japin orë mësimi

Apr 28 2017
0 Shpërndarje
Shërbimi është i disponueshëm në platforma të ndryshme dhe Google thotë se mund të përdoret për të menaxhuar orët mësimore, trajnimet dhe programet shkollore. Google hap Classroom, të gjithë mund të japin orë mësimi Photo Source: Google

Google do të ofrojë shërbimin edukativ Classroom për të gjithë ata që duan të krijojnë një klasë dhe të japin leksione në platformë.

Shërbimi është i disponueshëm në platforma të ndryshme dhe Google thotë se mund të përdoret për të menaxhuar orët mësimore, trajnimet dhe programet shkollore.

Kjo është një mundësi e artë për ata që duan të bëjnë më shumë sesa tutoriale në Youtube. Krijuesit do të kenë mundësi të ndajnë burime, të caktojnë detyra dhe të ndërveprojnë në forma të ndryshme me studentët e tyre.

Ndryshimi më i fundit është përditësimi i dytë madg hor i Classroom për 2017-ën. Muajin e kaluar Google ofroi këtë shërbim edhe për ata që kanë një llogari G Suite për Edukimin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>