Biznes

Google+ hap dyert

Sep 20 2011
0 Shpërndarje
Google+ hap dyert

Megjithatë Google dëshiron të bëjë me dije se rrjeti social ende nuk është gati së përpunuari dhe përditësuari si shërbim i plotë, dhe kompania ka theksuar se do të vazhdojë të sjellë veçori e ndryshime të reja me hapa të ngadalshëm.

“Gjatë 12 javëve të fundit ne kemi qenë duke bërë testime në terren, dhe gjatë kësaj periudhe ne kemi dëgjuar e mësuar shumë gjëra të jashtëzakonshme” tha zëvendës presidenti me përvojë i Google Engineering, Vic Gundotra.

“Ne jemi larg së përfunduari, por me përmirësimet që kemi bërë deri tani ne jemi gati për të tejkaluar fazën e testimeve beta. Tani kushdo që viziton www.google.com/+, do të mund t’i bashkohet projektit dhe të lidhet me njerëzit që dëshirojnë”.

Për të shënuar këtë rast, Google ka shpalosur një numër të përshtatur të veçorive të Hangout duke shtuar përkrahje për pajisje mobile (momentalisht vetëm Android), transmetime “On Air”, ndarje të ekranit, Sketchpad dhe Docs.

Përveç kësaj, Google+ tani mundëson kërkime të njerëzve e postimeve me përmbajtje relevante me uebin, natyrisht brenda platformës së rrjetit socila. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>