Biznes

Google hap dyqanin e tij të pare fizik

Mar 12 2015
0 Shpërndarje
Google hap dyqanin e tij të pare fizik

0BS4A62010Për disa kohë, gjigandi Google ka përdorur dyqanet e Currys PC World në Mbretërinë e Bashkuar për promovimin e Chromebook-ëve të saj të fundit, apo usb-ve Chromecast apo edhe pajisjeve Nexus. Kompania, ashtu si normalisht zë një pjesë të vogël të dyqanit të dekoruar sipas mënyrës së saj dhe me stafin e vet, duke tërhequr kështu vëmendjen e klientëve kuriozë.

Google ende nuk ka krijuar një dyqan komplet të vetin të ngjashëm përshembull me atë të Apple, por këtë javë duket se gjigandi hodhi një hap të madh për t’ju afruar më tepër këtij qëllimi duke lançuar një dyqan të ri “Google Shop” brenda Currys Pc World në Londër. Kompania ka konfirmuar se kjo është eksperienca e parë e një dyqani të Google botërisht dhe do të ndiqet nga dy dyqane të tjerë të po këtij lloji në Fulham dhe Essex më vonë gjatë këtij viti.

Edhe pse ambienti i brendshëm është relativisht i vogël ,ashtu siç edhe mund t’a shikoni nga fotot më poshtë, ai ka një përmbajtje e cila di të argëtojë si të rriturit ashtu edhe fëmijët. Kjo eksperiencë e parë e një dyqani Google do të mbetet si një nga projektet më të mira që kompania ka ndërmarrë lidhur me shitjet e produkteve të saj. (PCWorld Albanian)

google2

Tags >

Google
Lajmet e fundit>