Biznes

Google hap dyqanin për aplikacione për dokumente dhe “spreadsheet”

Mar 12 2014
0 Shpërndarje
Google hap dyqanin për aplikacione për dokumente dhe “spreadsheet”

google-logo-stock-31_2040.0_standard_800.0Google gjatë të martës lëshoi dyqanin e aplikacioneve për Dokumente dhe Fleta, që ju ofron aplikacione për dokumentet e juaja. Dyqani ka mjete të zhvilluara nga zhvillues të palës së tretë (dhe disa nga Google) të cilat mund t’i instaloni për t’i shtuar veçoritë në dokumente dhe fleta që nuk ishin në dispozicion më parë, si krijimi i etiketave ose dërgimi i e-mail-eve të rregulluar. Veçoria përfaqëson dyqanin Google Play dhe për momentin përmban rreth 30 shtojca.

Kjo është një mënyrë që Google dëshiron të bëjë përmirësimin e dokumenteve dhe fletave me disa veçori që janë pjesë të rëndësishme në programet Word dhe Excel të kompanisë Microsoft. Njëra nga lëshimet është një shtojcë nga Avery Label Merge, që iu mundëson të bëni bashkimin e të dhënave nga një fletë e Google në etiketat e adresës së Avery-t. Shtojca e Mailchimp-it iu mundëson të zgjidhni formate të ndryshme dhe të formoni e-maile të rregulluar dhe më pas t’i dërgoni ato drejtpërdrejt nga Google Docs.

Dhe në të janë edhe disa shtojca të papritura që mund të jenë mjaft të dobishme. Bibliography Creator nga EasyBib iu mundëson studentëve që të kontrollojnë burimet akademike, e më pas të krijojnë dhe fusin citime në një dokument në formatet MLA, APA dhe Manualit të Çikagos.

UberConference po ashtu lëshoi një shtojcë që i fton njerëzit përgjatë e-mailit tek një konferencë me zë brenda një dokumenti, duke i mundësuar një grupi që të ndryshojë së bashku atë dokument.

Kjo nuk është hera e parë që Google e ka hapur Drive-in për zhvilluesit e palës së tretë, por këto janë programet e para si aplikacione të posaçme për dokumente dhe ato do të mund të shtonin funksionime të mjaftueshme për t’i përkrahur përdoruesit që të bëjnë shndërrime nga shërbimet e tjera. Google thotë që do të shtojë më tepër veçori teksa i aprovon programet që janë vendosur nga zhvilluesit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>