Softuer

Google hap kodin e Froyo

Jun 25 2010
0 Shpërndarje
Google hap kodin e Froyo

E para është se versioni më i fundit i projektit ka hapur kodin dhe e dyta është ajo që Froyo është paraqitur më në fund si përditësim tek përdoruesit e Nexus One.

Froyo, ka qenë në ofertë natyrisht qe një kohë për përdoruesit e Nexus One (natyrisht vetëm me instalim manual), por versioni që u paraqit sot duket të jetë versioni zyrtar i Android 2.2.

Përditësimin mund ta shkarkoni manualisht nga këtu (kjo funksionon vetëm nëse keni firmware FRF50), megjithëse nëse ju nuk  e dini se çfarë po bëni atëhere prisni për përditësimin OTA.

Nexus One do të duhej të kërkojë përditësimet në mënyrë automatike ose ju keni mundësi që në mënyrë manuale të kontrolloni përditësimet nëse shkoni tek Settings, About Phone, System Updates.

Disa kanë bërë të ditur se përditësimi ende nuk është ofruar, kështu që ndoshta ky proces do të përhapet gradualisht dhe do të ketë dallim në datat e paraqitjes prej vendi në vend.

Gjithashtu të mos harrojmë të theksojmë se sot Google ka hapur kodin e Android 2.2 Froyo, që do të thotë se të gjithë partnerët dhe prodhuesit e kushdo tjetër, do të mund të kenë qasje në të. Shkurt thënë kjo do të thotë se të gjithë anembanë botës mund të fillojnë të krijojnë firmware Froyo edhe për celularë që nuk i përkasin Google.

Lajmet e fundit>