Lajmet

Google hap llogari në shërbimin Instagram

May 20 2014
0 Shpërndarje
Google hap llogari në shërbimin Instagram

google-logo-stock1_2040.0_standard_640.0Faqja e parapëlqyer e Google-it për të shpërndarë fotografi për një kohë të gjatë ka qenë rrjeti social Google+, por gjatë të hënës, kjo kompani i është bashkuar një shërbimi shumë të popullarizuar për vendosje të fotografive: Instagram.

Google lajmëroi gjatë orëve të mbrëmjes, gjatë ditës së hënë që ka hapur një llogari në Instagram, ku fotografia e parë ishte një animacion i shkurtër që paraqiste një rubik duke u rrotulluar.

Kjo llogari e re deri tani ka vetëm një postim, por është duke ndjekur llogaritë për YouTube, Google Maps dhe Google Glass, në rast se jeni të “uritur” për të pasur më tepër përmbajtje që ka të bëjë me teknologji në furnizuesin me përditësime në Instagram. Tek e fundit, llogaria e re është në fakt një tjetër mjet i reklamimit për Google – kjo kompani ka llogari në Facebook dhe Twitter – por Google sugjeron që duket si rrugë argëtuese hapja e një llogarie në këtë shërbim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>