Lajmet

Google hap programin e shtojcave nga palët e treta për Gmail

Mar 10 2017
0 Shpërndarje
Google tha se do të lejojë zhvilluesit të sjellin shërbimet e tyre në Gmail për integrimit të shtojcave. Google hap programin e shtojcave nga palët e treta për Gmail

Ky integrim do të jetë i disponueshëm në aplikacionet mobile Androi dhe iOS të Gmail por edhe në ueb. Konkretisht integrimi i QuickBooks do e bënte më të lehtë për përdoruesit të dërgojnë fatura përmes e-mail-it.

Prej kohësh Google ka ofruar shtojcat në aplikacionet Docs dhe Sheets. Me këtë sistem të ri përdoruesit mund të kryejnë të gjitha nevojat e punës pa u larguar nga Gmail.

Në të njëjtën kohë shërben si një arsye më shumë për të përdorur Gmail në vend të aplikacioneve të shërbimeve në fjalë përfshirë edhe Microsoft Outlook.

Ky i fundit ka ndërtuar diçka të ngjashme të quajtur Office 365 Add-in. Momentalisht nuk ka asnjë kufizim për ata zhvillues që duan të bëhen pjesë. Po ditën e djeshme Google lajmëroi shtojcat e para QuickBooks, ProsperWorks dhe Salesforce në Gmail. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>