Lajmet

Google heq aplikacionin UC Browser nga Play Store

Nov 17 2017
0 Shpërndarje
Kjo ngjarje erdhi pasi dyshimeve se shfletuesi kishte përdorur metoda të keqdashëse për promovimin e aplikacionit tek përdoruesit e rinj. Google heq aplikacionin UC Browser nga Play Store

Chrome, Firefox dhe Opera janë shfletuesit më popullor që njohim sot, megjithatë një shfletues mobil në Play Store kishte arritur 500 milion shkarkime përpara se të hiqej nga dyqani i aplikacioneve.

Bëhet fjalë për UC Browser, aplikacionin në pronësi të Alibaba. Google tha për Economic Times se kishte hequr aplikacionin sepse ka shkelur disa prej politikave të kompanisë për ofrimin e një eksperience pozitive dhe të sigurtë për përdoruesit.

Alibaba tha se heqja e UC Browser nga Play Store kishte të bënte me një konfigurim specifik të aplikacionit që nuk ishte në një linjë me politikat e Google.

UCWeb tha se kishe aplikuar ndryshimet e nevojshme dhe kishte ridërguar aplikacionin për rishikim tek Google. Javën e ardhshme pritet rikthimi i tij në Play Store.

Kjo ngjarje erdhi pasi dyshimeve se shfletuesi kishte përdorur metoda të keqdashëse për promovimin e aplikacionit tek përdoruesit e rinj.

Mbetet e paqartë nëse shfletuesi shkarkon të dhëna të përdoruesit apo gjurmon aktiviteitn e tyre në sfond. Shpresojmë që në të ardhmen UCWeb të jetë më transparent lidhur me incidente të ngjashme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>