Lajmet

Google heq dorë nga ridizajnimi i “New Tab Page”

Apr 30 2013
0 Shpërndarje
Google heq dorë nga ridizajnimi i “New Tab Page”

Në fund të vitit të kaluar Google njoftoi se do të fillonte testimet për realizimin e disa ndryshimeve në faqen e re të Chrome (New Tab).

Këto ndryshime të shpërndara nëpërmjet kanaleve të zhvillimit kanë fituar me të vërtetë shumë popullaritet. Në vend të shfaqjes të zakonshme të tetë linqeve të faqeve më të vizituara kanali i Chrome beta disponon një fushë kërkimi Google Search më të madhe dhe në të paraqiten vetë 4 linqet më të vizituara.

Megjithatë mesa duket Google ka hequr dorë nga këto ndryshime.

Një prej ndryshimeve që nuk është pritur mirë nga përdoruesit ka qenë shtimi i tab-it “Apps” në fushën e faqeve dhe linqeve të preferuara (bookmark bar) si dhe heqja e shortcut-ve të aplikacioneve ueb nga Chrome Web Store që ndodhet në faqen e dytë të New Tab Page.

Versioni i fundit Chrome beta mesa duket ka kaluar në modelin e vjetër të New Tab Page. Në qoftë se klikohet në të do të vihet re shfaqja përsëri e dy rreshtave me 4 faqet më të vizituara ashtu si më parë.

Google shton veçoritë e administratorëve të IT-së për shfletuesin Chrome

Në qoftë se do donit të përjetonit eksperiencën e versionit të ri përsëri e keni këtë mundësi duke vendosur opsionin “Enable Instant extended API” në “enabled” në Chrome beta. (PCWorld Albanian)

chrome

Tags >

Google
Lajmet e fundit>