Softuer

Google Hotel Finder përfiton veçori të reja

Jan 20 2012
0 Shpërndarje
Google Hotel Finder përfiton veçori të reja

Vegla, që e bënë të lehtë gjetjen e hoteleve, treogn lokacionin e t yre në hartë, si dhe detajet shtesë duke përfshirë lokacionin, vlerësimin, imazhet dhe analizat. Google gjithashtu e bënë të lehtë edhe ku të shkohet për të bërë një rezervim me çmimin më të mirë. 

Veçoria në fjalë do të jetë shumë e dobishme për të gjithë; duke përfshirë biznesmen që dëshirojnë të gjejnë hotele afër qendrës së qytetit, deri tek turistët që dëshirojnë të jenë më afër atraksioneve më të popullarizuara të qytetit. 

Për të shfrytëzuar veçorinë e re, e tëra që ju duhet të bëni është të kërkoni një lokacion me rëndësi apo adresën në zonën ku dëshironi të qëndroni. Google Hotel Finder do të shfaq vetëm hotelet që mund t’ju dërgojnë tek pika ekzakte brenda 20 minutave, duke shfrytëzuar transport publik.

Ju mund të ndryshoni rezultatet në varësi të preferncave, duke ndryshuar kohën apo duke zgjedhur distancën e ecjes, në vend të kohëzgjatjes së udhëtimit me transportim public. Përveç kësaj ju mund të gjeni hotele edhe duke përdorur kohën si parameter kërkues. /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>