Biznes

Google, HTC dhe Oculus bashkohen për të standartizuar industrinë e realitetit virtual

Dec 13 2016
0 Shpërndarje
Google, HTC dhe Oculus bashkohen për të standartizuar industrinë e realitetit virtual

810Disa nga emrat më të mëdhenj të realitetit virtual janë bashkuar për të zhvilluar standardet teknologjike për industrinë që po lind.

Shoqata Globale e Realitetit Virtual (GVRA) përbërë nga Acer, Google, Oculus, Samsung dhe Sony do të punojë për të “promovuar zhvillimin dhe adoptimin e përgjegjshëm të realitetit virtual globalisht.”

Asnjë kompani softuer nuk është e përfshirë, me disa nga lojtarët e mëdhenj të harduer që mungojnë. Më e dyshimtë është mungesa e Valve, kompania pas dyqanit Steam dhe platformës SteamVR të përdorur nga HTC Vive. Microsoft, i cili po punon në sistemin e realitetit të shtuar, HoloLens, nuk është i përfshirë.

Shpresa për klientët do të jetë që GVRA të prezantojë përshtatshmëri mes harduerit dhe softuerit të ndryshëm të VR. Në një deklaratë, organizata jofitimprurëse tha se do të “ndante praktikat më të mira për industrinë dhe të mbante dialog mes mbajtësve publik dhe privat të aksioneve,” ndërkohë që gjithashtu do të shërbente si një “burim” për klientët, bërësit e politikave dhe industrisë së interesuar që do të punojë me VR.

Një kauzë fisnike, por nëse industria e lojërave është ndonjë guidë, ajo mundet që të mos dërgojë utopinë ndër-platform-ore që parashtron.

Për zhvilluesit, megjithatë, mund të ofrojë pak shpresë. Të jetë e lehtë që të zhvillosh përmbajtje për realitetin virtual që funksionon në shumë platforma do të jetë kritike për teknologjinë që të zhvillohet më tej. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>