Lajmet

Google i bashkohet iniciativës së Facebook duke dhuruar në luftën ndaj Ebola-s

Nov 10 2014
0 Shpërndarje
Google i bashkohet iniciativës së Facebook duke dhuruar në luftën ndaj Ebola-s

Ditën e sotme Google ka startuar një fushatë dhurimi për të ndihmuar me kontribut në vlerë monetare ndaj organizatave që po luftojnë kundër virusit Ebola. Për çdo dollar që dhurohet, Google do të dhurojë dyfishin.

ebola_virus_particles

Fushata për mbledhjen e donacioneve u njoftua përmes një postimi në blog nga ekzekutivi i Google, Larry Page. Ai tha se gjiganti mjaft i njohur për motorin e tij të kërkimit, do të fillojë i pari këtë fushatë duke dhuruar një shumë prej 10 milion dollarësh për organizatat jo fitimprurëse përfshi InSTEDD, Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit, NetHope, Partnerë në Shëndetësi, Shpëtoni fëmijët, Fondi Amerikan dhe UNICEF. Për më tepër, Fondacioni I Familjes Page do të dhurojë 15 milion dollar të tjera në përpjekjet për të mposhtur virusin.

Google iu bashku Facebook në lançimin e një fushate publike për mbledhjen e të ardhurave për organizatat që luftojnë sëmundjen vdekjeprurëse. Një nga ngërçet më të mëdha në luftën ndaj virusit është infrastruktura mjekësore e limituar në shtetet më të prekura si: Sierra Leone, Liberia dhe Guinea. Aktualisht numërohen mbi 13,000 raste të infektuarish me Ebola botërisht. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>