Lajmet

Google i jep fund skanimit të llogarive Gmail të studentëve për qëllime reklamimi

May 1 2014
0 Shpërndarje
Google i jep fund skanimit të llogarive Gmail të studentëve për qëllime reklamimi

students-with-chromebooks2Goole ka deklaruar vazhdimisht se i skanon e-mail-et e përdoruesve për të siguruar sa më shumë informacion për shfaqjen e reklamave, por së fundmi kompania ka vendosur të tregohet disi më e rezervuar kur bëhet fjalë për mesazhet e studentëve.

Sipas Wall Street Journal, në vazhdimësi Google nuk do të skanojë rreth 30 milionë llogari që janë regjistruar ndaj aplikacioneve pa pagesë të ofruara nga kompania për programin e arsimit.

Ndaj këtyre përdoruesve, ku përfshihen studentë, mësues dhe administratorë nuk janë shfaqur asnjëherë reklama, por informacionet e tyre personale janë mbledhur dhe janë skanuar në mënyrë që Google të ketë mundësi të shfaqë ndaj tyre reklamat e duhura kudo në ueb.

Ka shumë mundësi që vendimi për t’i dhënë fund koleksionimit të të dhënave të jetë nxitur nga një padi e ngritur vitin e kaluar në Kaliforni nga disa studentë të cilët pretendonin se procesi i përgjimit të Google dhunon ligjet mbi monitorimin.

Ky është vetëm një rast specifik që ndoshta mund të konsiderohet jo fort shqetësues për gjigandin e kërkimeve megjithatë, kompania mund t’i trembet reputacionit negativ që mund të krijohet si rezultat i kësaj situate. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>