Lajmet

Google i kërkon Microsoft-it të heq aplikacionin e tij të Windows Phone të YouTube

May 17 2013
0 Shpërndarje
Google i kërkon Microsoft-it të heq aplikacionin e tij të Windows Phone të YouTube

YouTubeGoogle ka bërë një kërkesë ku i kërkon Microsoft-it të mbyllë aplikacionin e tij të Windows Phonë në YouTube dhe të çaktivizojë çdo kopje të shkarkuar të aplikacionit.

Microsoft-i ka të drejtë deri më 22 maj ti bindet kërkesës. Aplikacioni i Microsoft-it në YouTube shkel kushtet e shërbimit të YouTube në dy aspekte: ajo heq reklamat në video dhe i lejon përdoruesit të shkarkojnë përmbajtje nga faqja e videove.

Përdoruesit mund ta shkarkojnë aplikacionin nga dyqani i aplikacioneve të Windows Phone. Sipas Google këto shtesa dëmtojnë krijuesit e përmbajtjeve dhe shkelin hapur kushtet e kontratës. “Ne kërkojmë që ju ta hiqni direkt aplikacionin nga dyqani i Windows Phone dhe të çaktivizoni shkarkimet aktuale të aplikacionit brenda datës 22 maj 2013.” Kjo kërkesë i është dërguar Todd Brix, menaxherit gjeneral të Microsoft-i, aplikacionit të Windows Phone dhe dyqanit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>