Lajmet

Google i kushton një “doodle” programueses së parë Ada Lovelace

Dec 12 2012
0 Shpërndarje
Google i kushton një “doodle” programueses së parë Ada Lovelace

Google i ka kushtuar të hënën një “doodle” asaj që konsiderohet si programuesja e parë kompjuterike, Ada Lovelace.

Lindur në 10 dhjetor 1815, Ada ishte vajza e Lord Bajronit dhe bashkëshortes së tij Ana Izabela Bajron.

Ajo ishte e apasionuar pas matematikës dhe shkences dhe njihet për punën e saj me kompjuterin mekanik për qëllime të përgjithshme (the Analytical Engine) së bashku me Charles Babbage.

Shënimet e saj mbi këtë pajisje konsiderohen si algoritmet e para në botë që mund të procesoheshin nga një makinë.

Ada Lovelace vdiq nga kanceri në 27 nëntor 1852, në moshën 36 vjeçare. Doodle-i i ditës së hënë u vendos në kujtim të përvjetorit të 197 të datëlindjes së saj.

100 vjetori i Pavarësisë, Google “vishet” kuq e zi

Në pjesët e tij shihet ajo duke shkruar shënimet, së bashku me evolimin e kompjuterit të parë mekanik tek laptopët e sotëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>