Biznes

Google i rikthehet iniciativës për ruajtje të ambientit

Jun 10 2011
0 Shpërndarje
Google i rikthehet iniciativës për ruajtje të ambientit

Në postimin më të fundit në blogun e Google, kompania vënë sërish në skenë idetë për iniciativën e saj RechargeIT që filloi në vitin 2007, që ka tentuar reduktim të niveleve të CO2’it dhe përdorimit të naftës, duke standardizuar automjetet që mbushën përmes lidhjes në porte mbushëse me elektricitet, që shfrytëzohen prej kompanisë. 

Synimi i tyre ishte ndërtimi i një kulture në kompani që do të ndihmonte në përshpejtimin e adoptimit komercial të veturave elektrike, dhe gjithashtu të shfaqet në skenë elementi praktik se transportimi ruajtës ndaj ambientit, 

Rolf Schreiber, Menaxher i Programit Teknik të Google për Transportim Elektrik, deklaron se veturat për transportim të udhëtarëve  përbëjnë ½ e gazeve të emetuara çdo vit, dhe nëse nuk reduktohen këto gjëra mund të shkaktojnë që ndryshimet temperaturale rekorde të shfaqen edhe më tej. 

Por tani kur në treg po paraqiten disa modele të ndryshme elektrike si Nissan LEAFapo Chevy Volt, plus prezantimin e bio-dizelit dhe të mbi 230 stacioneve mbushëse në SHBA, kompania pretendon që të reduktojë emetimet vjetore neto të karbonit për rreth 5,400 ton. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>