Lajmet

Google integron PayPal në shërbimin e pagesave Android Pay

Apr 18 2017
0 Shpërndarje
Me fjalë të tjera përdoruesit mund të shfrytëzojnë PayPal-in e tyre në vend të kartës së debitit apo kreditit. Google integron PayPal në shërbimin e pagesave Android Pay Photo Source: Google

Google lajmëroi ditën e sotme një mënyrë të re pagesash përmes shërbimin Android Pay. Kompania njoftoi partneritetin e ri me PayPal për blerjet online, në dyqanet e aplikacioneve e madje brenda aplikacioneve.

Me fjalë të tjera përdoruesit mund të shfrytëzojnë PayPal-in e tyre në vend të kartës së debitit apo kreditit.

Me lëvizjen e re Google kërkon ta shndërrojë Android Pay në një eksperiencë më fleksibël. Integrimi do të jetë së shpejti i disponueshëm dhe përdoruesit mund të kryejnë blerje vetëm përmes balancës së PayPal.

Bashkëpunimi mes Google dhe PayPal nuk është diçka e re. Një marrëveshje e ngjashme u mundësua tre vite më parë përmes Google Play. Vetëm telefonët me Android OS 4.4 ose më lart mund të përfitojnë nga integrimi i ri. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>