Harduer

Google investon 880 milion dollar në LG për zhvillimin e ekraneve OLED

Apr 10 2017
0 Shpërndarje
Mesa duket edhe Google do të prezantojë një telefon me ekran të lakuar i cili do të zëvendësojë Pixel dhe Pixel XL. Google investon 880 milion dollar në LG për zhvillimin e ekraneve OLED Photo Source: Reuters

Mesa duket edhe Google do të prezantojë një telefon me ekran të lakuar i cili do të zëvendësojë Pixel dhe Pixel XL.

Sipas një raporti të medias Koreane Electronic Times, gjigandi i motorit të kërkimi ka investuar 880.29 milion dollar në LG për ndërtimin e ekraneve OLED për telefonët e ardhshëm Pixel.

Samsung prej kohësh përdor ekrane të lakuara në telefonët e rangut të lartë Galaxy ndërsa Apple pritet ti implementojë për herë të parë në iPhone e ardhshëm.

TË NGJASHME >

As LG e as Google nuk komentuan këtë raport të Electronic Times ndërsa trendi i fundit i ekraneve të lakuar është një realitet që nuk mund të mohohet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>