Lajmet

Google iu dhuron organizatave jofitimprurëse hartat më të reja të fotografuara nga satelitët

Oct 27 2014
0 Shpërndarje
Google iu dhuron organizatave jofitimprurëse hartat më të reja të fotografuara nga satelitët

skybox-for-good-sri-lankaOrganizatat dhe grupet jofitimprurëse shpesh nuk e kanë luksin e përdorimit të hartave satelitore për të matur progresin e tyre gjatë largimit të minave nëpër vende të ndryshme, apo ruajtjes së pemëve.

Marrja e fotografive të freskëta është zakonisht kushton mjaft, apo nuk ofrohet fare. Kompania e re e sapoblerë nga Google, Skybox, dëshiron ta zgjidhë këtë problem me Skybox for Good, që është një program i ri që iu ofron grupeve jofitimprurëse fotografi të përditësuara satelitore për t’i ndihmuar në përcjelljen e punës së tyre.

Ky program është ende në fazën testuese beta, por shumë organizata të tilla tashmë janë duke i përdorur të dhënat për të parë se si janë duke ndikuar në edukim, mbrojtje të ambientit dhe ri-popullim të vendeve që më parë ishin me mina.

Dhe ajka e tërë kësaj është që ju vetë mund t’i shihni këto harta – Google dhe Skybox janë duke i publikuar të gjitha fotografitë në Google Maps sipas një licence Creative Commons, kështu që ju do ta dini saktësisht se si këto çështje fisnike janë duke kaluar. (PCWorldAlbanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>