Analiza

Google iu kërkon prodhuesve të pajisjeve me Android që të kenë deri 20 aplikacione të instaluara

Sep 28 2014
0 Shpërndarje
Google iu kërkon prodhuesve të pajisjeve me Android që të kenë deri 20 aplikacione të instaluara

885181569698800016Sistemi operativ Android i Google ka qenë një sukses i madh sa i përket adoptimit të përdoruesve, por fitimet financiare të kompanisë nga produkti nuk kanë mbajtur gjithmonë një ritëm të kënaqshëm.

Një raport i ri nga The Information tregon që është bërë shtimi i numrit të kërkesave në kontratat që Google ka me prodhuesit e pajisjeve me Android për të siguruar më tepër të hyra.

Për shembull, një kontratë ka rritur numrin e aplikacioneve që duhet të jenë të instaluara paraprakisht të Google nga nëntë në 20. Google po ashtu ka diktuar vendosjen dhe radhitjen e aplikacioneve të veta dhe shiritit të kërkimit në ekranin fillestar dhe në një folder të posaçëm me emrin Google.

Derisa disa prodhues zgjedhin të ndërtojnë pajisje me Android pa bashkëpunuar me Google, duke e bërë këtë gjë ata nuk kanë qasje në dyqanin e aplikacioneve GooglePlay dhe aplikacionet kyçe të Google. Siç tregon The Information, Google madje ka vendosur marrëveshje edhe më të rrepta për kompanitë që duan një pjesë të fitimeve nga kërkimi dhe GooglePlay. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>