Lajmet

Google iu kërkua largimi i 235 milionë lidhjeve me përmbajtje të jashtëligjshme gjatë 2013-s

Dec 28 2013
0 Shpërndarje
Google iu kërkua largimi i 235 milionë lidhjeve me përmbajtje të jashtëligjshme gjatë 2013-s

Google pranoi gjatë vitit 2013 më tepër se 230 milionë kërkesa nga mbajtësit e të drejtave të autorit që donin që lidhjet tek përmbajtjet që shkelnin këtë të drejtë të largohen nga kërkimet në Google Ky zbulim u bë nga TorrentFreak pasi shikoi raportin për transparencë të Google në lidhje me të drejtat e autorit.

Kompania ka vepruar në mbi 90 për qind të kërkesave, por refuzoi rreth 21 milionë kërkesa për largim ose për shkak se kërkesat ishin jo legjitime, ose ishin kopje të lidhjeve që tashmë ishin larguar.

Kërkesat për largim të përmbajtjeve të jashtligjshme janë rritur këtë vit në krahasim me vitin 2012 dhe 2011. Grupet kundër piraterisë së muzikës, BPII dhe RIAA kanë qenë më aktivet, me 41.7 milionë, respektivisht 30.8 milionë lidhje të larguara. Twentieth Century Fox, Froytal Services dhe Microsoft vinin më pas me 19.3 milionë, 19.2 milionë dhe 10.4 milionë kërkesa.

Sidoqoftë, BPI-ja ishte njëra nga kompanitë më të pasuksesshme që u mor me Google, teksa kjo e fundit kishte fshirë vetëm mbi 520 mijë lidhje të dërguara nga grupi muzikor. Në krahasim me të, RIAA, Adobe dhe BREIN kishin vetëm 2 për qind të kërkesave të tyre të refuzuara nga Google.

“Ne ende e bëjmë më të mirën që t’i kapim gabimet ose shkeljet në mënyrë që të mos pengojmë qasjen gabimisht tek materiali që nuk i shkel të drejtat e autorit.” tha Google për TorrentFreak. “Google vazhdon t’i vendos burimet thelbësore në përmirësim dhe udhëzim të këtij procesi, duke përfshirë identifikimin e gabuar dhe kërkesat abuzive dhe frenim të abuzimeve.”

Edhe pse kështu, RIAA ndjen që është “duke e përdorur një buqetë për t’u marrë me një oqean të shkarkimeve të jashtëligjshme,” dhe do të donte që Google t’i përjashtonte tërësisht domeinët për përmbajtje që është shpërndarë pa lejen e autorit. (PCWorld Albanian)

google-search

Tags >

Google
Lajmet e fundit>