Lajmet

Google iu mundëson evropianëve që të bëjnë kërkesa për fshirjen e informacioneve rreth tyre

May 31 2014
0 Shpërndarje
Google iu mundëson evropianëve që të bëjnë kërkesa për fshirjen e informacioneve rreth tyre

google-logo-stock1_2040.0_standard_640.0Është raportuar që Google ka lëshuar një shërbim që iu mundëson evropianëve të kërkojnë që të dhënat personale të mund të largohen nga rezultatet e kërkimit online. Lëvizja vjen pas një vendimi nga një gjykatë e Bashkimit Evropian sipas të cilit, njerëzit duhet të kenë të drejtën që “të harrohen”, raporton BBC. E drejta deklaron që lidhjet tek të dhënat “jo të duhura” dhe të vjetruara duhet të fshihen sipas kërkesës.

Sidoqoftë, Google tha që ata duhet të shqyrtojnë çdo kërkesë dhe të baraspeshojnë të drejtat e privatësisë së individëve me të drejtën publike për t’u njohur. Kompania do të shikojë nëse rezultatet përfshijnë informacione të vjetruara rreth përdoruesve, po ashtu edhe nëse ekziston ndonjë interesim publik rreth informacioneve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>