Blog

Google jep sugjerime për sajtet më të mira të torrenteve

Jul 10 2017
0 Shpërndarje
Pjesë e listës janë edhe hubet P2P si The Pirate Bay, RARBG dhe IsoHunt të cilët shquhen për shkelje të privatësisë. Google jep sugjerime për sajtet më të mira të torrenteve

Një lëvizje se cila mund të acarojë ekzekutivët e Hollywood-it, Google do të tregojë sugjerime të uebsajteve popullore të torrenteve në krye të rezultateve të kërkimit.

Gjatë kërkimit për “best torrent sites” Google shfaq një karusel me uebsaje torrentesh në formën e kartave në rezultatet e kërkimit.

Pjesë e listës janë edhe hubet P2P si The Pirate Bay, RARBG dhe IsoHunt të cilët shquhen për shkelje të privatësisë.

Nuk dihet nëse është vetë Google prapa këtij ndryshimi apo ai karusel është si rezultat i kërkimit të vazhdueshëm për alternativat më të mira të torrenteve online.

Aq më tepër që bie në kundërshti me aktet e fundit të Google dhe Microsoft të cilët nënshkruan marrëveshje për të bllokuar piraterinë online. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>