Harduer

Google ju jep mundësinë studentëve të kolegjeve të marrin me qera një Chromebook

Sep 14 2014
0 Shpërndarje
Google ju jep mundësinë studentëve të kolegjeve të marrin me qera një Chromebook

google-chromebook-lending-libraryNëse ju merrni me vete në kolegj një laptop relativisht të madh, me siguri do të pendoheni më vonë. Nuk është diçka praktike të lëvizni nëpër kampus më një pajisje të rëndë përveç teksteve shkollorë. Por tani ju mund të provoni diçka të re…

Google ka prezantuar “Chromebook Lending Library”, një program i cili ju jep mundësinë studentëve të marrin me qera një pajisje Chromebook për disa ditë.

Për aq kohë sa jeni në kolegj ju mund ta përdorni Chromebook-un e marrë me qera ne klasat e leksionit, libraritë apo dhe në dhomat e gjumit.

Kjo librari do të jetë e disponueshme javën e ardhshme në Syracuse në Walnut Park dhe Texas State University dhe do të ndiqet nga institucione të tjera shkollore javët në vazhdim.

Nëse ju bini në “dashuri” me këtë eksperiencë të re, ju nuk mund të blini një Chromebook në këto librari, por duhet të shkoni në dyqanet e autorizuara për ta pasur një të tillë të gjithin tuajin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>