Softuer

Google ju ofron pamje 3D nga stadiumet e Kampionatit Botëror

Jun 9 2010
0 Shpërndarje
Google ju ofron pamje 3D nga stadiumet e Kampionatit Botëror

Google ka në tërësi 10 turne 3D të stadiumeve të Kupës së Botës dhe nëntë prej qyteteve në të cilat organizohet kampionati. Të gjitha këto do të ofrohen në kuadër të Google Earth ose Earth View në Google Maps. Ju gjithashtu mund të shihni imazhe Street View të shtatë prej 10 stadiumeve.

Stadiumet që ofrohen në street view përfshijnë qytetin e futbollit Johannesburg, Peter Moskaba Stadium në Polokwane dhe Moss Mabhida Stadium në Durban.

Një turne 3D ofron pamje nga secili stadium dhe fluturime mbi secilin qytet në të cilin mbahen këto gara. Përveç kësaj, për adhuruesit kurioz rreth ndeshjes së kësaj jave Angli-SHBA, imazhi që po shihni në kuadër të këtij artikulli është pikërisht nga stadiumi ku do të zhvillohet kjo ndeshje, por përmes Google ju do të jeni në gjendje të përcillni edhe më afër madhështinë e tij apo cilido do stadium.

Lajmet e fundit>