Lajmet

Google ju paralajmëron nëse sulmoheni

Jun 6 2012
0 Shpërndarje
Google ju paralajmëron nëse sulmoheni

Nuk është gjë e zakonshme për Google që të gjejë se disa nga llogaritë e përdoruesve të vet janë nën sulme nga struktura ose grupe të sponsorizuara. Siç duket, sulmet janë shumë të përhapura, tani që Google ka lëshuar një program të ri që do t’i paralajmëroj përdoruesit, kur gjen ndonjë sulm të tillë.

Tani e tutje, kurdo që Google gjen një llogari që është nën sulm, ju do ta merrni vesh pasi që do të paraqitet një porosi paralajmëruese në pjesën e sipërme të ekranit të përdoruesit, duke përfshirë një lidhje te një faqe me informata shtesë rreth asaj se si është më së miri të mbrosh llogarinë në Google.

Ashtu siç shkroi në lajmin e djeshëm, zëvendës kryetari i inxhinierisë së sigurisë në Google, Eric Grosse, Google tashmë ka vendosur “pengesa shtesë për të penguar këta aktorë të këqinj” kurdo që e sheh që një sulm i tillë po ndodh.

Natyrisht Google nuk dëshiron të japë hollësi se si e merr vesh që një sulm i posaqëm mbase është i sponsorizuar, por Gorsse thotë që “analizat e hollësishme” të Google “ – poashtu edhe raportet e viktimave – fuqimisht paraqesin përfshirjen e strukturave ose grupeve që janë të sponsorizuara nga shtetet.” Grosse shkruan gjithashtu që këto paralajmërime nuk do të thonë së një llogari tashmë është plaçkitur.

Për të siguruar llogarinë tuaj (edhe nëse nuk dyshoni që ndonjë shtet mund të jetë i interesuar në atë që ruani në dyqanin tuaj ose në Google Drive), Google këshillon që të shikoni për sulmet mashtruese të mundshme dhe që “të krijoni një fjalëkalim unik që ka një kombinim të mirë të shkronjave të vogla dhe të mëdha, poashtu edhe shenja pikësimi dhe numra; përdoreni verifikimin 2-hapësh si siguri shtesë; dhe azhurnojeni shfletuesin, sistemin operativ, shtojcat dhe përpunuesit e dokumenteve tuaja.”

Google ka folur hapur se si llogaritë nga aktivistët dhe gazetarët kinezë, për shembull, ishin shpartalluar në vitin 2011. Google fajësoi Kinën për një sulm në rrjetin e vet në vitin 2010 (megjithëse kurrë nuk e ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë e Kinës për të qenit mbrapa këtyre përpjekjeve për të hakuar sistemet e Google). (PC World Albanian)

Më poshtë ju sjellim pamjen se si do të duket ky paralajmërim nga Google.

Lajmet e fundit>