Lajmet

Google ju shpërblen për ditëlindjen e parë të Google Play

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Google ju shpërblen për ditëlindjen e parë të Google Play

Google-PlayDyqani Google Play është prezantuar një vit më parë, ndërsa për nder të ditëlindjes së tij, Google ka vendosur ti shpërblejë përdoruesit e sistemit operativ Android.

Google e nisi Play-in si një “destinacion për argëtim dixhital ku mund të gjeni, argëtoheni dhe shpërndani muzikën tuaj të preferuar, filmat, librat dhe aplikacionet në ueb dhe në smartfonin apo tabletin tuaj Android”.

Duke ditur se kompania që nga fillimi i Google Play ende ka fitime vetëm sa një e katërta që dyqani i Apple sjell, të ardhurat e Google Play po rriten dhjetë herë më shpejtë sesa dyqani App Store.

Ndërkohë vetë dyqani ndoshta do të arrijë deri te një milion aplikacione deri në muajin qershor 2013.

Edhe pse dhuratat për banorët jashtë SHBA-ve janë më pak atraktive, Google ofron 15% nëse harxhoni në Fancy, 10% zbritje në rezervimet përmes Hotels.com, disa lojëra, siç janë Disney Gnome Willage.

Ofertën promovuese për ditëlindje në Google Play mund ta shihni këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>