Lajmet

Google ju tregon se si funksionon motori i kërkimit

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Google ju tregon se si funksionon motori i kërkimit

E keni pyetur ndonjëherë veten se si funksionon kërkimi në Google? Nëse jeni pjesë e njerëzve që janë shumë kuriozë lidhur me funksionimin e teknologjisë, atëhere bëhuni gati të merrni një përgjigjje për pyetjen e mësipërme.

Google ka lançuar një uebfaqe të re me emrin How Search Works, për t’ju treguar proçesin e prapaskenës së realizimit të kërkimit, nga fillimi në fund.

“Këtu do të njiheni me mënyrën se si trajtohet një kërkim, duke filluar nga uebi, tek ‘crawling’ (mënyra se si merren të dhënat nga faqet) dhe indeksimi, tek algoritmat e renditjes dhe të shfaqjes së rezultate e deri tek “lufta” kundër spam-ve,” u shpreh menaxheri i produkteve në Google, Jake Hubert.

“Kjo faqe plotëson burimet ekzistuese lidhur me temën, si shkrimet dhe artikujt nëpër forume, studimet apo paper-at etj. Ne duam që t’u tregojmë të gjithëve funksionimin e një prej elementeve më të përdorura në ueb,” shtoi ai.

Në faqe mund të shihni se si realizohet kërkimi, përmes animimeve dhe shpjegimeve, si dhe të njiheni më hollësisht me algorimet e Google.

Entuziastët e studimeve kanë mundësi të lexojnë një dokument me 43 faqe mbi mënyrën se si vlerësohen rezultatet e kërkimit. “How Search Works” mund ta vizitoni këtu. (PCWorld Albanian)

Google

Tags >

Google
Lajmet e fundit>