Lajmet

Google ka hequr 700,000 aplikacione të këqija nga Play Store në 2017-ën

Jan 30 2018
0 Shpërndarje
Google thotë se ka zhvilluar një teknikë të re gjurmimi. Sipas kompanisë inteligjenca artificiale fshihet pas këtij suksesi. Google ka hequr 700,000 aplikacione të këqija nga Play Store në 2017-ën

Në fillim të këtij muaji Google hoqi 60 lojëra nga Play Store pasi zbuloi se një maluer i cili dërgonte reklama të papërshtatshme për fëmijët.

Sipas Google ai ishte vetëm maja e ajsbergut sepse gjiganti i kërkimit ka hequr 700,000 aplikacione nga dyqani në 2017-ën.

Kjo përbën një rritje me 70% krahasuar me një vit më parë. Kompania thotë se 99% e aplikacioneve me përmbajtjeve abuzive janë hequr përpara se dikush ti instalonte ato.

Google thotë se ka zhvilluar një teknikë të re gjurmimi. Sipas kompanisë inteligjenca artificiale fshihet pas këtij suksesi.

Në mesin e aplikacioneve që u hoqën ishin:

  • Kopjet: Google thotë se ka hequr 250,000 aplikacione
  • Përmbajtje të papërshtatshme: aplikacione që promovojnë pornografinë, dhunën, urrejtjen dhe aktivitete ilegale.
  • Aplikacione të dëmshme: aplikacione që mund të dëmtojnë pajisjen dhe të vjedhin informacione.

Megjithatë Google thotë se ka shumë punë për të bërë. Pavarësisht se kompania thotë që 99% të rasteve janë adresuar shumë shpejt, 1% është ende një shifër e lartë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>