Lajmet

Google ka lançuar një uebfaqe komuniteti për përmirësimin e Google Translate

Jul 27 2014
0 Shpërndarje
Google ka lançuar një uebfaqe komuniteti për përmirësimin e Google Translate

Screen-Shot-2014-07-25-at-19.31.34-730x579Kompania Google ka lançuar një uebfaqe të re komuniteti për të ndihmuar në përmirësimin e Google Translate, shërbimin e saj falas të përkthimit. Duke ju drejtuar veçanërisht specialistëve dhe përkthyese profesional, ky program ka për qëllim të përdoret për të vlerësuar dhe krahasuar përkthimet aktuale si dhe krijimin e përkthimeve të reja me korrigjimet e nevojshme.

Sipas Googl, me kalimin e kohës do t’ju japë kontribuuesve më shumë mënyra në ofrimin e përkthimeve më të cilësore, rrjedhimisht duke përmirësuar edhe mjetet e saja të përkthimit.

“Në gjithashtu do të lokalizojmë faqet e komunitetit për të mbështetur gjuhen tuaj të preferuar”, shtoi Google në një postim në blog. Siti i ri i komunitetit vjen menjëherë pas një veçorie të ngjashme brenda Google Translate që u jep mundësi përdoruesve të bëjë korrigjimet e tyre. “Ne kemi në plane të inkorporojmë korrigjimet me qëllim që të mësojmë gjuhën tuaj më mirë në të ardhmen” tha Google. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>