Analiza

Google ka shitur vetëm 3.9 milion telefonë Pixel në 2017

Feb 13 2018
0 Shpërndarje
Kjo shifër është e papërfillshme kur numri total i shitjeve është 1.5 miliardë telefonë. Më pak telefonë Pixel janë shitur gjatë një viti sesa ka pasur shitje iPhone në një javë. Google ka shitur vetëm 3.9 milion telefonë Pixel në 2017

Plot 16 muaj nga debutimi në Tetor të 2016-ës, familja e telefonëve Google Pixel, shitjet nuk kanë qenë aq të kënaqshme.

Sipas të dhënave të fundit që vine nga IDC-ja, Google shitur 3.9 milion telefonë Pixel dhe Pixel 2 në 2017-ën.

Kjo shifër është e papërfillshme kur numri total i shitjeve është 1.5 miliardë telefonë. Më pak telefonë Pixel janë shitur gjatë një viti sesa ka pasur shitje iPhone në një javë.

Megjithatë sipas IDC-së shitjet po shkojnë në drejtimin e duhur. Sipas Kantar Worldpanel shitjet janë dyfishuar në 2017-ën.

Por ende ngelen shifra të papërfillshme thuajse edhe pse Google nuk ka qenë asnjëherë më pare kaq e përkushtuar në prodhimin e harduerit.

Së fundi bleu ekipin e dizajnit të HTC-së për 1.1 miliard dollarë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>