Lajmet

Google ka shtuar 7 aplikacione të reja në dyqanin Chrome Web Store

Nov 30 2014
0 Shpërndarje
Google ka shtuar 7 aplikacione të reja në dyqanin Chrome Web Store

gsmarena_001Google ka shtuar 7 aplikacione të reja Android në dyqanin online Chrome Web Store, duke përfshirë aplikacionin e komunitetit të gatimit Cookpad Recipes, aplikacionin e udhëtimit Couchsurfing, eBook, audiobook dhe OverDrive.

Këto aplikacione i shtohen atyre ekzistueseve që përshtaten me sistemin operativ Chrove ku mund të përmendim Evernote, Duolingo, Vine, SightWords dhe shumë të tjera të cilat mund të gjenden në Chrome Web Store në seksionin “Available for Android”. Kompania gjithashtu po shtyn përdoruesit që të nominojmë aplikacione sipas dëshirës së tyre që ata dëshirojnë të shtohen në Chrome Web Store.

Google i ka shpalosur planet e saj për të sjellë aplikacionet që mbështesin Android në shfletuesin Chrome në konferencën I/O në muajin qershor të këtij viti. Vetëm pak muaj më pas ky plan po vjen pak nga pak në jetë me aplikacionet e para të shtuara që i përmendëm më sipër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>