Lajmet

Google ka vendosur të zbatojë disa rregulla të rrepta për kontrollin e aplikacioneve Android

Mar 31 2014
0 Shpërndarje
Google ka vendosur të zbatojë disa rregulla të rrepta për kontrollin e aplikacioneve Android

google-play-apk-10-12-12-02Në përpjekje e sipër për të qëndruar një hap para zhvilluesve që krijojnë programe të dëmshme për përdoruesit, Google ka vendosur të rishikojë rregullat për aplikacionet e Play Store. Objektivi primar i kompanisë do të jenë ato aplikacione që shfaqin reklama pop-up të dëmshme dhe nxisin përdoruesit të klikojnë aty ku nuk duhet.

Kompania ka vendosur të luftojë edhe “taktikat e promovimit ose instalimit”, të cilat shkaktojnë shkarkime të aplikacioneve kundër dëshirës së përdoruesit. Gjithashtu do të merren masa kundrejt atyre aplikacioneve që dërgojnë reklama me mesazhe SMS si dhe do të ndalohet përdorimi i “përmbajtjeve erotike” që promovojnë pornografinë.

Reklamuesit do të duhet të deklarojnë se kur dhe si do të përdorin blerjet brenda aplikacioneve. Google ka vendosur që të zbatojë këto rregulla pas 15 ditësh. Le të shpresojmë që deri atëherë zhvilluesit nuk do të kenë gjetur ndonjë zgjidhje alternative. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>