Biznes

Google kacafytet me Apple

Jun 9 2010
0 Shpërndarje
Google kacafytet me Apple

Kacafytja e fundit mes dy rivalëve tani është ngritur në nivelin e iPhone, iPod Touch dhe zhvilluesit e iPad duhet që gjithashtu të pajtohen.

Mbledhja e analizave të reklamave është e ndaluar vetëm nëse “ofrohet nga një ofrues i pavarur i shërbimeve për reklamimi, biznesi primar i së cilit është shërbimi i reklamave mobile” thuhej në letrën rishikuese të Apple. “Për shembull, një ofrues i shërbimeve për reklamim që është në pronësi apo në partneritet me një zhvillues apo distribues në pajisjet mobile, sistemet operative mobile apo ambientet e zhvillimit përveç Apple nuk do të kualifikohen si të pavarura”.

E kjo duket se bllokon kompaninë e reklamimit mobil AdMob, të cilën Google e ka blerë në fund të majit për një shumë prej 750 milion dollarë, nga pajisjet e Apple.

E kjo ka shtyrë themeluesin e AdMob, Omar Hamoui të shfryhet drejt Apple.

“Ky ndryshim nuk është në interesin më të mirë të përdoruesve apo zhvilluesve” tha ai. “Barrierat artificiale në konkurrencë lëndojnë përdoruesit dhe zhvilluesit, dhe në terme afatgjata zgjasin progresin teknologjik”.

Sipas AdMob, numri i pajisjeve mobile Apple duke përfshirë iPhone, iPod Touch dhe ipad, që kanë arritur rrjetin e saj në prill, kanë tejkaluar ato të fuqizuara nga Androidi i Google për më shumë se 3.5 me 1. E të gjitha kërkesat për reklamim që ka shërbyer në prill, kanë qenë gati 32% të dedikuara për iPhone dhe iPod Touch.

“Sipas rregullave të reja të Apple, zhvilluesit e aplikacioneve nuk kanë të drejtë të përdorin AdMob dhe zgjidhjet reklamuese të Google në iPHone” tha Hamoui.

“Termet lendojnë zhvilluesit e mëdhenj dhe të vegjël të biznesit duke kufizuar rëndë zgjidhjet e tyre në mënyrën për të fituar të holla. Dhe për shkak se fondet e reklamave ofrojnë shumicën e të hollave për krijimin e aplikacioneve të vogla dhe me kosto të ultë, këto terme janë të këqija edhe për konsumatorë”.

Sipas analistëve, lëvizja e Apple që po tenton të stimulojë shërbimin e saj iAd, është një goditje direkte ndaj AdMob të Google, gjë që do të thotë pengesa për zhvilluesit që dëshirojnë të jenë në rrjetin e AdMob.

Lajmet e fundit>