Biznes

Google kërkon bllokimin e markës tregtare Groggle

Apr 28 2010
0 Shpërndarje
Google kërkon bllokimin e markës tregtare Groggle

Cameron Collie ka shpenzuar dy vite në vendosjen e faqes për krahasim të çmimeve të alkoolit, dhe ishte në proces të marrjes së emrit tregtar Groggle kur ai pranoi një letër nga Google, e cila pretendonte se emri ishte ‘dukshëm identik me emrin tregtar të kësaj kompanie”.

Letra ka arritur pasi z. Collie, 36 vjeç ka shpenzuar me mijëra dollarë për të vendosur kompaninë e tij dhe për të blerë emra relevant të domenëve në internet.

Faqja, që i lejon konsumatorëve të kërkojnë çmimin më të lirë të alkoolit (apo grog), në zonën e tyre, ishte në fazën testuese beta dhe Collie ishte duke planifikuar një lansim formal brenda javëve të ardhshme, si dhe ishte duke përgatitur një aplikacion për iPhone.

 Aplikacioni i tij tregtar është pranuar nga IP Australia, që fiton të drejtat në patenta, marka tregtare dhe dizajne, kur edhe arriti letra nga Google.

Letra kërkon që z. Collie të tërheq aplikacionin e tij tregtar, të ndryshojë emrin e kompanisë dhe të transferojë të gjitha emrat e domenëve tek Google, sipas faqes së Sydney Morning Herald.

Nëse z. Collie nuk përmbushë kërkesat, në letër thuhej se Google do të “bëjë veprime urgjente legale për të paditur në gjyq, duke kërkuar ndaljen e veprimtarisë së Groggle dhe drejtorëve të saj”.

z. Collie tha për smh.com.au se ai nuk mund të përballojë kostot për të sfiduar Google në gjykata.

“Ne nuk kemi financat e nevojshme për të luftuar me ta në këtë çështje, ne vetëm dëshirojmë që ata të rikonsiderojnë këtë sepse është çmenduri” tha ai.

z.Collie tha se Groggle ishte thjeshtë një lojë me fjalën grog, që është fjalë australiane e dialektit të rrugës për alkool, dhe ai ka vendosur emrin pasi ka zbuluar se grogger.com ishte i zënë. \

“Ne dëshirojmë që Google të rikonsiderojë dhe të realizojë që ne nuk jemi kërcënim dhe asnjëherë nuk do të jemi” tha ai.

Lajmet e fundit>