Lajmet

Google kërkon që zhvilluesit të fillojnë të punojnë në aplikacione për Glass

Jul 27 2013
0 Shpërndarje
Google kërkon që zhvilluesit të fillojnë të punojnë në aplikacione për Glass

Siç duket, Google është gati të lëshojë një valë të re të aplikacioneve më të fuqishme për Google Glass.

Për momentin, zhvilluesit e Glass mund të ndërtojnë vetëm aplikacione që janë të bazuara në ueb që “flasin” me harduerin e përdoruesit përgjatë disa API-ve relativisht të kufizuara. Në konferencën e vet për zhvillues I/O gjatë këtij viti, Google lajmëroi që së shpejti do të lëshonte Glass Development Kit (GDK), që do t’iu mundësonte atyre që të ndërtojnë aplikacione të bazuara në Android për Glass që mund të punojnë drejtpërdrejt në pajisje.

Deri më tani, sidoqoftë, Google nuk e ka lëshuar GDK-në. Në vend të kësaj, Google i përkrahu zhvilluesit që janë duke pritur për GDK-në që të fillojnë të punojnë në aplikacionet në Android për Glass duke përdorur SDK-në standarde të Androidit për të provuar idetë e tyre. Siç thotë Google, zhvilluesit mund të përdorin SDK-në për të pasur qasje në harduerin e nivelit të ulët për të hapur OpenGL dhe për të përdorur veglat e Android UI, për shembull. Zhvilluesit po ashtu mund të kenë qasje në matësin e shpejtësisë të Glass përgjatë SDK-së.

Glass përdor Android 4.0.4, kështu që është një platformë mjaft e njohur për shumë zhvillues. Për të ndihmuar ata që janë të rinj për të filluar, ndërmarrja ka lëshuar disa aplikacione si mostra që paraqesin disa gjëra që zhvilluesit mund t’i bëjnë me Androidin në Glass. Anëtari i skuadrës së Glass, Alain Vongsouvanh shkroi në Google+, se skuadra do të përdorë këto aplikacione si mostra “për të demonstruar rrugën e kalimit mes një aplikacioni tradicional Android dhe një përvoje të plotë Glass.” (PCWorld Albanian)

glass8

Lajmet e fundit>