Lajmet

Google Keyboard për Android tahmë ofron sugjerime të personalizuara

Mar 23 2014
0 Shpërndarje
Google Keyboard për Android tahmë ofron sugjerime të personalizuara

google-keyboardGoogle ka përditësuar aplikacionin e tastierës Google Keyboard për Android duke shtuar opsionin e ri të sugjerimeve të personalizuara “Personalized Suggestions” që lejon grumbullimin e të dhënave nga aplikacionet dhe shërbimet e tjera të Google. Versionin e ri të këtij aplikacioni mund t’a shkarkoni tashmë direkt nga Play Store.

Aplikacioni i përditësuar ofron gjithashtu opsionin për ndryshimin e ngjyrës së tastierës (e bardhë dhe blu) si dhe përmirësimet e zakonshme lidhur me qendrueshmërinë dhe ndreqjen e gabimeve. Në thelb, Personalized Suggestions përdorin të dhëna nga shërbimet dhe aplikacionet e tjera të Google për të përmirësuar sugjerimet dhe korrigjimet e tastierës. Të dhënat ruhen lokalisht dhe përdoruesit kanë mundësi t’i fshijnë ato  ose të çaktivizojnë përfundimisht këtë opsion. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>