Harduer

Google konfirmon Pixel 2, telefoni do të vijojë të jetë i rangut të lartë

Mar 6 2017
0 Shpërndarje
Google Pixel XL ishte një ndër telefonët më të mirë, e në mos më i miri. Lajmi i mirë është se telefoni do të jetojë për një kohë të gjatë. Google konfirmon Pixel 2, telefoni do të vijojë të jetë i rangut të lartë Photo Source: Benjamin Geskin/Pinterest

Duke folur në Kongresin Mobil Botëror, zv Presidenti i Harduerit pranë gjigandit të motorit të kërkimit, Rick Osterloh, tha:

“Do të ketë një pasardhës këtë vit, edhe pse nuk mund tu jap një datë sot.”

Padyshim ky është një lajm i mrekullueshëm, siç duhet të dini se telefoni do të ngelet ai i rangut të lartë. Sa premium do të jetë? Në fund të fundit Pixel dhe Pixel XL kushtojnë aq sa një iPhone apo Galaxy S.

Madje pritet që këtë vit iPhone 8 dhe Galaxy S8-ta të kenë kosto realitivisht më të lartë sesa paraardhësit. Kjo na bën të besojmë se edhe Pixel 2 dhe Pixel 2 XL do të kushtojnë më shumë sesa vitin e kaluar.

E dimë se çmimi i lartë nuk do tu pëlqejë por le të rikujtojmë se telefonët Nexus kompromentonin cilësinë për një kosto më të ulët sesa rivalët. Duke kuptuar se ajo që i mungonte Android Stock ishte një telefon premium, Google filloi luftën në Tetor, dhe mund të thuhet se fitoi goxha beteja.

Së fundi ajo që Google ka nevojë të përmirësojë janë dy aspekte të rëndësishme të Pixel: Dizajnin dhe madhësinë e ekranin në raport me panelin ballor të telefonit.

Meqë Google ja arriti të ndërtonte një telefon me të vërtetë të cilësisë së lartë, pritshmëritë për modelin e 2017-ës janë padyshim të larta. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>