Lajmet

Google konfirmon problemet në Gmail dhe shërbime të tjera

Dec 11 2012
0 Shpërndarje
Google konfirmon problemet në Gmail dhe shërbime të tjera

Sipas shumë raporteve në Twitter, shërbimi Gmail dhe shërbimet e tjera të Google, si Google Play, Google Drive, Google Calendar dhe Chrome Sync, duket të jenë ndalur për shumë përdorues.

Derisa shumë njerëz ishin duke e përjetuar ndërprerjen, kjo ndërprerje në fakt nuk ishte për të gjithë. Sistemi për verifikim mbase duhet të fajësohet. Disa përdorues raportojnë që shfletuesit e tyre Chrome është duke pasur ngecje kur ata hapin gmail.com.

Ajo që filloi si një ndërprerje e Gmail-it është më e rëndësishme se sa që pritej. Google Drive, Google Calendar, dhe Google Play duket të jetë ndalur për shumë përdorues. Mund të ketë ndodhur një gabim në verifikim që ka prekur Chrome Sync dhe sistemin për verifikim të Google.

Nëse e ndalni Chrome Sync dhe shfletuesi juaj më nuk ka ngecje, atëherë kjo dëshmon që vjen si pjesë e verifikimit. Kur bëhet fjalë për Gmail-in, aplikacionet mobile dhe IMAP përgjatë një klienti të rregullt për letra nuk funksionon po ashtu.

Për momentin, përdoruesit provojnë metoda të ndryshme, si versionin bazik të HTML-së, versionin mobil, etj. Nuk ka garantim për sukses. Google nuk ka përditësuar ende faqen për gjendje.

Ndërkohë, Google ka thënë për TechCrunch se “Ne jemi për momentin duke përjetuar një problem me disa shërbime të Google. Për çdokënd që është i prekur, ne ju kërkojmë falje për ndonjë papërshtatshmëri që ju mund të përjetoni. Ne do të postojmë përditësime në Panelin për Gjendje të Aplikacioneve. (PC World Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>