Lajmet

Google konfirmon që aplikacioni Gmail për Android ka tejkaluar 1 miliardë instalime

May 18 2014
0 Shpërndarje
Google konfirmon që aplikacioni Gmail për Android ka tejkaluar 1 miliardë instalime

gmail-786x305Ekzekutivi i Google, Sundar Pichai, zbuloi gjatë ditës së enjte që aplikacioni zyrtar i kompanisë për shërbimin Gmail për Android ka tejkaluar 1 miliard shkarkime.

Në fakt, numëruesi i shkarkimeve të aplikacionit në Google Play disa ditë më parë e ka marrë shenjën 1 miliard+, por mund ta marrim lajmërimin nga Pichai si një konfirmim zyrtar.

Gmail është aplikacioni i parë që ka arritur këtë gjë të rëndësishme nëse nuk numërohen aplikacionet për shërbimet në prapavijë të Google Play. Mbetet të shihet se cili aplikacion tjetër do ta arrijë këtë moment historik, por mund të mos jetë befasi nëse Flappy Bird arrin ta bëjë këtë gjë, kur të kthehet në Android më vonë gjatë verës së këtij viti, siç është lajmëruar nga zhvilluesi Dong Nguyen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>