Lajmet

Google konfirmon zyrtarizimin e Android O më 21 Gusht

Aug 18 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa numri mbrapsht vlen për datën e debutimit të Android O konfirmoi Google që i bie të jetë në më pak se tre ditë. Google konfirmon zyrtarizimin e Android O më 21 Gusht Photo Source: Google

Prej muajsh Android O është në fazë zhvillimi dhe testime dhe mesa duket ka ardhur momenti i versionit final i cili është më pranë se kurrë, gjë që e konfirmon edhe uebsajti i lançuar nga Google.

Ky uebsajt tregon një animacion ku shfaqet një eklips i cili drejton nga data 21 Gusht. (http://bit.ly/2w8suQi)

Në të njëjtën kohë sajti me anë të disa animacioneve të tjera tregon atë çfarë qytetarët Amerikane mund të presin nga eklipsi i Diellit që pritet të ndodhë sot në Amerikën e Veriut dhe një pjesë të Evropës.

Ndërsa numri mbrapsht vlen për datën e debutimit të Android O konfirmoi Google që i bie të jetë në më pak se tre ditë.

Ky afat qëndron në një linjë me spekulimet e ditëve të fundit. Versioni më i fundit eksperimental i Android ka qenë goxha stabil pa probleme madhore. A keni testuar Android 8.0? /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>