Siguri

Google konsideron të sjellë lidhje të sigurta për të gjitha shërbimet Online

Jun 22 2009
0 Shpërndarje
Google konsideron të sjellë lidhje të sigurta për të gjitha shërbimet Online

HTTPS iu mundëson në mënyrë të sigurtë të enkriptoni trafik drejt dhe prej serverit, dhe për shembull ju mbron emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet që të depërtojnë në rrjetet publike. Gmail iu ofron përdoruesve mundësinë të vendosin HTTPS si një lidhje të zakonshme (ua preferojmë jashtëzakonisht shumë), por përdoruesit të zakonshëm kjo sigurisht as që i shkon në mendje.

Llogaritë e emailit janë bërë një port primar për marrje të fjalëkalimeve dhe shumë njerëz nuk janë në dijeni sa e dhimbshme është humbja e kontrollit deri sa të iu ndodh.

Por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Sipas një inxhiniere softuerike të Google, Alma Whitten e cila shkroi në një blog post, thuhet se “janë duke u shikuar mundësitë për të kthyer HTTPS-n si një modus të zakonshëm për tërë përdoruesit e Gmail”. Momentalisht, ata janë duke bërë hulumtime në goditjen e performancës në momentin që shpërndajnë këtë funksion përgjatë pllakës, por ky është një hap premtues në drejtimin e duhur. Google gjithashtu është duke konsideruar mundësinë që të bëjë lidhjet e sigurta si të zakonshme edhe për shërbimet tjera si Docs dhe Calendar.

Lidhjet e sigurta dikur janë konsideruar shumë procese të vështira procesorike për server, por kjo me kalimin e kohës është duke u kthyer në një gënjeshtër pasi që shpejtësitë e CPU-ve po vazhdojnë të rriten. “Vetëm nëse nuk ka efekte negative në eksperiencat e përdoruesve apo është disi jo praktike, ne kemi për qëllim që të kthejmë HTTPS si lidhje të zakonshme dhe atë për të gjithë përdoruesit e Gmail” , u tha në këtë shënim blogu.

Lajmet e fundit>