Biznes

Google kopjon Bing-un

Jun 3 2010
0 Shpërndarje
Google kopjon Bing-un

Ju mund të zgjidhni një imazh apo fotografi nga hard disku juaj apo nga albumi juaj në Picasa për të zgjeruar një shkallë më lartë eksperiencën tuaj në kërkim.

Një link i ri në pjesën e poshtme të majtë të Google.com së shpejti do të paraqitet për të gjithë përdoruesit dhe do t’u mundësojë atyre që të ndërrojnë prapavijën e tyre pas kutisë kërkuese.

Veçoria do të paraqitet në SHBA gjatë ditëve të ardhshme, kurse në tregjet ndërkombëtare shumë shpejt pas kësaj.

Lajmërimi është bërë nga zëvendës presidentja e Google për Produkte të Kërkimit, Marissa Mayer, e cila nuk ka dhënë detaje rreth asaj pse Google ka vendosur të shtojë këtë veçori. Personalizimi nuk është diçka e re – Google, Gmail dhe produkte tjera të Google ofrojnë këtë lloj veçorie.

Megjithatë, gjiganti kërkues ka punuar vazhdimisht për të tentuar në reduktimin e clutter-it në faqen e saj kryesore.

Veçoria e re menjëherë të qon mallin e Bing, që është makina kërkuese e Microsoft. Çdo dit aty paraqitet një foto tjetër në faqen kryesore dhe kjo veçori është vërtetuar si shumë e popullarizuar për këtë shfletues.

A do të ndërroni ju prapavijën e faqes kryesore të Google? A është kjo lëvizje e mençur nga Google? Na tregoni në koment.

Lajmet e fundit>