Lajmet

Google kopjon iPhone X me Android P

May 9 2018
0 Shpërndarje
Edhe pse Google mund të ketë punuar prej një viti me këtë sistem, vështirë të thuhet se nuk ka kopjuar Apple. Google kopjon iPhone X me Android P

Google prezantoi disa prej veçorive të reja të versionit të ardhshëm të Android në Konferencën e Zhvilluesve I/O.

Një prej tyre ngjante shumë e familjarizuar. Android P do të ketë disa gjeste të reja navigimi mes aplikacione dhe funksionojnë njëlloj si në iPhone X.

“Pjesë e Android P, do të prezantojmë një sistem të ri navigimi për të cilin po punojmë prej një viti,” tha zëvendës presidenti i inxhinierisë së Android Dave Burke.

Edhe pse Google mund të ketë punuar prej një viti me këtë sistem, vështirë të thuhet se nuk ka kopjuar Apple.

iPhone X u prezantua në Shtator të 2017-ës.

Tashmë butonët tradicional të kthimit pas dhe kalimit nga një aplikacion tek tjetri tashmë i përkasin së kaluarës.

Ju mund të shkarkoni Android P Beta që nga ky moment për një numër të kufizuar telefonësh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>