Vëzhgim

Google krijon një depo për përdorues

Mar 7 2012
0 Shpërndarje
Google krijon një depo për përdorues

Ky shërbim i ri i sjell dyqanet e larmishme të Google online që ofrojnë prodhime të mundshme për t’u shkarkuar, tha Jamie Rosenberg, që është drejtor i ndërmarrjes Google për përmbajtjen digjitale. Ky shërbim është lëshuar gjatë ditës së djeshme për celularë që e kanë sistemin operativ Android dhe do të lëshojë një version të bazuar në ueb për kompjuterët personalë.

“Tani të gjitha përvojat tuaja mediatike me Google jetojnë në një vende,” tha Rosenberg në një intervistë. “Kjo vërtet që mund t’i bashkojë të gjitha së bashku për konsumatorë.”

Google është duke provuar që të kapitalizojë në udhëheqjen e vet në kërkim të internetit dhe softuerëve për smartphone për të marrë një pjesë më të madhe të tregut për argëtim digjitale, që kryesohet nga Apple. Apple ka ndërtuar dyqanin e vet iTunes në një burim të filmave, emisioneve televizive dhe përmbajtje tjetër. Ndërsa Amazon është shitësi më i madh i librave elektronikë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>