Harduer

Google krijon një tablet posaçërisht për mjekët që janë duke kuruar pacientët me Ebola

Mar 22 2015
0 Shpërndarje
Google krijon një tablet posaçërisht për mjekët që janë duke kuruar pacientët me Ebola

Clinical Management TabletsGoogle ka krijuar një tablet i cila mund të dizifektohet dhe të përdoret me dorashka, pikërisht për vullnetarët dhe punonjësit e shëndetit që punojnë në qendrat e kurimit të sëmundjes Ebola në Sierra Leone. Bëhet fjalë për një pajisje Android që është kundra ujit ashtu si dhe Sony Xperia, dhe është e mbuluar nga një kasë mbrojtëse. Ky tablet i lejon mjekët ta përdorin atë lehtësisht për të regjistruar të dhënat e pacientëve.

Prodhuesit e saj thonë se ajo mund ti rezistojë stuhive dhe lagështisë së lartë që janë të zakonshme në zonën e prekur nga Ebola. Ky tablet nuk ka skaje të mprehta kështu që nuk ka rrezik të dëmtojë rrobat e atyre që e përdorin. Ajo mund të ngarkohet shumë shpejt përmes wirelessit nëqoftëse lihet mbi një tavolinë. Tableti është projektuar pasi një grup mjekësh të organizatës që merret me trajtimin e kësaj sëmundje, deklaruan se e kishin shumë të vështirë transmetimin e informacionit të pacientëve pasi dhe një copë letër mund të transmetojë sëmundjen dhe mjekët nga ana tjetër që i marrin këto informacione duhet të jenë rreptësisht të siguruar. Një mjek në terren deklaroi se shpeshherë ai kishte bërtitur brenda zonës së sigurisë për ti përçuar të dhënat kolegut të tij që gjendej në anën tjetër. Kjo është diçka rraskapitëse dhe aspak efektive.

Pasi mori këtë lajm shqetësues, Google krijoi një grup prej 5 inxhinierësh për të punuar mbi një dizajn të posaçëm. Tanimë 8 tabletë të tilla janë dërguar për përdorimin në qendrat mjeksore në zonat e prekura nga Ebola, kryesisht në Sierra Leone. Edhe pse rastet e kësaj sëmundje sa vinë e pakësohen, mjekët përkatës shprehen se informacioni i ruajtur në këto pajisje mund të ndihmojë në studimet e mëvonshme rreth Ebolës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>