Vëzhgim

Google+, ku janë femrat?

Jul 16 2011
0 Shpërndarje
Google+, ku janë femrat?

Gjatë  kësaj jave, Paul Allen prej FamilyLink dhe Ancestry.com tha se një e treta e përdoruesve të Google+ janë femra. Kjo paraqet një rezultat të mirë krahasuar me supozimet e mëhershme që theksonin se vetëm ¼ e përdoruesve të këtij rrjeti janë femra. Allen gjithashtu me saktësi parashikoi se Google+ 10 milion përdoruesit e Google.

“Posteri i 18 meshkujve në një vaskë që ka qarkulluar gjatë javës së kaluar nuk reflekton realitetin e asaj se çka po ndodh në Google+” shkroi Allen. Por edhe pse shifrat e Allen janë të sakta përqindja e përdoruesve të Google+ që janë femra është ende prapa përqindjes së përdoruesve femra që janë nëpër rrjetet tjera sociale. 

Në Twitter 64% janë përdoruesve femra, ndërsa në Facebook përqindja e tyre sillet rreth 58%. Vetëm Liknedin ka shumicën e meshkujve, dhe vetëm 37% e përdoruesve të këtij rrjeti janë femra.

Sipas një ankete Google+ prej fillimi është dominuar nga ekspertë të industrisë së teknologjisë dhe në veçanti prej inxhinierëve. Por rrjeti social gradualisht është zgjeruar drejt më shumë miqve dhe familjeve, si rrjedhojë e ftesave dhe për shkak të kësaj është rritur edhe numri i përdoruesve femra. 

Faqja “Women of G+” është paraqitur në skenë dhe ka deklaruar se “33% e përdoruesve të Google+ janë femra dhe 100% prej tyre janë të mahnitshme”. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>